Përfundon faza e dytë e konkursit për kompleksin "Kodrina"
Prishtinë 25 shkurt - Sot, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit \"Hasan Prishtina\" në Prishtinë, përfundoi faza e dytë e konkursit për projektin arkitektonik të kompleksit "Kodrina".
Juria e përbërë nga Xaveer de Geyter, kryesues, Bedri Prishtina,nga ndërmarrja \"Tregtia\", Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Olv Klijn, nga \"Fabrication\", Rossana Atena nga \"
Atena Studio, Adelina Greca, kryesuese e Agjensionit Shtetëror për Planifikim të Territorit, si dhe Binak Beqaj, ekspert i planifikimit urban, zgjodhi kompaninë fituese dhe dy kompani përcjellëse për këtë projekt.
Kësisoj, Fitues u shpall \"Studio Libeskind\" nga New York-u, ndërkaq dy kompanitë përcjellëse u zgjodhën \"Culd\" nga Amsterdami dhe ajo \"Land\" nga Milano.