Përfundon dezinsektimi hapësinor i Prishtinës
Prishtinë, 16 qershor - Në monitorim nga profesionistët shëndetësor, inspektorati sanitar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe në prani të përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka përfunduar në mënyrë efikase faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Falënderojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës që duke bashkëpunuar me Komunën e mundësuan përfundimin e kësaj suksesshëm të kësaj faze.
Faza e dytë e këtij procesi do të fillojë pas 21 ditëve, dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për oraret nëpër lagjet e caktuara.