Përfundon bashkëqeverisja e Agim Bahtirit me LDK-në
Mitrovicë, 11 janar - Komuna e Mitrovicës prej rreth një viti udhëhiqet nga kryetari Agim Bahtiri i AKR-së, i cili bashkëqeveris me LDK-në.
Por dita e sotme dhe e nesërme do të jenë ndër më të rënda në jetën politike të Agim Bahtirit, pas atij i duhet të zgjedh mes vazhdimit të bashkëqeverisjes me LDK-në, që është totalisht i pakënaqur me të, dhe ofertës për bashkëqeverisje të cilën e ka nga PDK-ja dhe Vetëvendosja.
Burime te sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se në momentin kur kryetari Bahtiri kishte udhëtuar për pushime tek familja e tij në Holandë, tri ditë para Vitit të Ri, partnerit të koalicionit ia kishte lënë një porosi shumë të prerë për ndërrimin e disa drejtorëve komunalë.
Kryetari kishte kërkuar nga LDK-ja ndryshimin e së paku tre drejtorëve, që kishin dështuar totalisht në kryerjen e detyrave të tyre, si: drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, drejtori për Inspeksion dhe drejtori për Shërbime Publike, si dhe sjelljen nga kjo parti nga tre emra për secilën drejtori në mënyrë që kryetari pastaj ta bëjë përzgjedhjen adekuate.\"
\"Mirëpo, ai kishte hasur në rezistencë nga LDK-ja, e cila nuk ka pranuar fillimisht ti ndërrojë drejtorët dhe është sjellë sikur këto drejtori komunale të jenë pashallëqe të saj. Po ashtu Bahtiri i ka paralajmëruar edhe disa drejtorë që vijnë nga AKR-ja dhe një nga AAK-ja se do ti ndërrojë që në ditën e parë të punës pas kthimit nga Holanda, e që do të jetë dita e nesërme, thotë një burim shumë i afërt me Bahtirin.
Dita e sotme dhe e nesërme do të jenë ndër më të rënda në jetën politike të Agim Bahtirit, pas që atij i duhet të zgjedh mes vazhdimit të bashkëqeverisjes me LDK-në, që është totalisht i pakënaqur me të dhe ofertës për bashkëqeverisje të cilën e ka nga PDK-ja dhe Vetëvendosja.
Për bashkëqeverisje kryetari ka ofertë shumë serioze nga PDK-ja, e cila ka propozuar vetëm emra ekspertësh, por edhe nga Vetëvendosja. Mirëpo, kryetari Bahtiri me stafin e tij të ngushtë, në këto dy ditë do ti vlerësoj të gjitha rrethanat e krijuara dhe pastaj do të vendos se a do ta vazhdoj koalicion me LDK-së, duke e riformatizuar rrënjësisht kabinetin me drejtorët e LDK-së, apo do ti pranojë ofertat e partive tjera, që janë shumë serioze, thotë burimi, i cili bën të ditur se Agim Bahtiri nuk komunikon fare prej disa muajsh me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Feratin.
Dega e LDK-së në Mitrovicë tashmë është në hall të madh se si të veprojë, pasi që në njërën anë gjendet nën presion të prerë nga kryetari Bahtiri, kurse ë anën tjerë i kanë problemet e veta të brendshme, të cilat ishin shprehur qysh në ditën e parë të lidhjes së koalicionit me AKR-së, pasi që një pjesë e madhe e strukturës drejtuese të kësaj parti nuk e kishte përkrahur këtë koalicion.
Dallimet e mëdha mes njerëzve të fuqishëm të degës së LDK-së janë vërejtur edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së të mbajtur të premten në Prishtinë, me çrast mediat kishin raportuar se deputetja më e votuar e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila vjen nga Mitrovica, kishte kërkuar nga kryetarët e degëve që kanë dështuar të lëshojnë rrugë, që indirekt kishte sulmuar kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Feratin, pasi që LDK-ja në tri parë zgjedhjet e fundit lokale nuk kishte arritur të futej në balotazh. /Veriu.info/