18 Janar 2025

Përfundojnë rivotimet në veri, pjesëmarrja 22.38 për qind

Prishtinë, 17 nëntor - Komisioni Qëndror Zgjedhor ka bërë të ditur se në orën 19:00 janë mbyllur  tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, ku qytetarët kanë votuar  në zgjedhjet e përsëritura.

Procesi i përsëritjes së votimit në tri qendrat në pjesën veriore të Mitrovicës, u zhvillua pa ndonjë incident dhe nën masa të rrepta sigurie.

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka bërë të ditur se materiali zgjedhor nga tri Qendrat e Votimit, si dhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimit dhe Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të Mitrovicës së Veriut, kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe numërimit të fletëvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë publikimin e rezultateve preleminare gjatë ditës së hënë.

Gjatë procesit të rivotimit, deri në mbylljen e vendvotimeve (19:00) kanë votuar 5 231 votues, apo 22.38%. Në mesin e tyre 997 votues kanë votuar me kusht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)