Përfshirja e të rinjve në listat zgjedhore frymëzim i demrokacisë
Prishtinë, 20 mars- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK),kërkon nga partitë politike që në listat zgjedhore përzgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të mbahen gjatë këtij viti në Kosovë, të përfshihen edhe të rinjtë nën moshën 26 vjeçare.
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), u ka nisur një letër liderëve të partive politike dhe ka kërkuar që të rinjtë të jenë aktivisht të përfshirë si kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës .
Presidenti i KREK. Z. Avdullah Hasani ka deklaruar se të rinjtë duhet të jenë pjesëmarrës në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që po afrohen. \" Ne besojmë se me përfaqësimin e të rinjve do të ndikojmë sidomos që të identifikohen dhe të stimulohen politika dhe përkrahja për të rinjtë. Për ne të rinjtë ka shumë rrugë në të cilat mund të dëgjohet zëri jonë, por përfaqësimi në parlament dhe jeta parlamentare nga ana e deputetëve të rijnë në moshë që do të mund të zgjidhen përgjithësisht do të krijonte një rast të shkëlqyer për të qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i jetës demokratike dhe vënies së themeleve të fuqishme në procesin e shtet ndërtimit, të cilin Kosova po mundohet ta zhvillojmë përkushtim\", ka deklaruar Hasani.
KREK-u, vlerëson se përfshirja e të rinjve si kandidat për deputetet në Kuvendin e Kosovës në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është shumë e domosdoshme dhe se me këtë formë të rinjtë afrohen me proceset vendimmarrëse në Kosovë dhe lehtësohet edhe politikëbërja në favor të sektorit të rinisë dhe përfaqshmi i të rinjve në vendimmarrje, përmes përfaqësimit të interesave të qytetarëve të një vendi, por edhe pjesëmarrja e energjisë dhe pasionit të të rinjve në vendimmarrje, me synimin për të ndërtuar vlerat themeltare të një shoqërie, si dhe për t\'i kultivuar ato, janë synim vetëm i vendeve demokratike dhe duhet të jen edhe i yni në Republikën e Kosovës.
\"Të rinjtë besojnë në vlerat tyre përfaqësuese, sepse besojnë në fuqinë e të rinjve, besojmë se të rinjtë mund të shtyjnë sot vendimmarrësit që të fuqizojnë themelet e shtetit të Kosovës, si dhe të krijojnë politika të qëndrueshme të cilat brezave të ardhshëm përfaqësuese do t\'u mundësojnë që të punojnë të përqendruar në zhvillim dhe mirëqenie\", ka thënën Hasani.
Hasani gjithashtu, kërkon nga liderët e subjekteve politike të largohen nga politikat diskriminuese për të rinjtë dhe favorizuese për të moshuarit dhe të përfshihen në listat zgjedhore të partive
politike të rinjtë në mënyrë që të jen kandidat për tu zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. \"Kjo formë e do ti hapte rrugë frymëzimit të demokracisë tek të rinjtë\", ka potencuar Hasani.