19 Janar 2025

Përfaqësuesit e ish-minatorëve kërkuan rritje të pensioneve

Prishtinë, 31 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion nga organizata joqeveritare ”Minatori ‘88-89”, të kryesuar nga Hajrullah Halili, nga i cili u njoftua me shqetësimet dhe kërkesat e ish-minatorëve dhe të pensionistëve të parakohshëm të Kombinatit Trepça.

Pasi prezantoi gjendjen e rëndë ekonomike e shëndetësore të shumicës së këtyre ish-minatorëve, Hajrullah Halili tha se duke marrë parasysh nivelin e ulët të pensionit aktual, rritja e paralajmëruar prej 50 për qind për këtë kategori, sipas tij, është e pamjaftueshme. Rrjedhimisht, ai shtroi nevojën që kjo rritje të jetë më e lartë.

Kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi lart kontributin e minatorëve në vitet 1988-1989 në kuadër të rezistencës së popullit shqiptar kundër pushtuesit dhe në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në atë periudhë.

Së këndejmi, kreu i Kuvendit potencoi domosdoshmërinë e një trajtimi të dinjitetshëm për këtë kategori të respektuar të shoqërisë së Kosovës dhe ritheksoi qëndrimin e tij se në kuadër të ngritjes së pagave dhe pensioneve do të duhej t’u jepej përparësi kategorive që janë në gjendje të rëndë ekonomike, niveli i të ardhurave të të cilëve është i ulët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)