Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Mirosllav Lajçak viziton Kosovën
Prishtinë, 15 qershor - Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 18 qershor, në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e pozitës së tij të re.
Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.
Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, PPBE-ja do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren.