22 Janar 2025

Përfaqësues të BE-së urojnë kryeministrin Mustafa

Prishtinë, 9 dhjetor - Zyra së BE-së/PSBE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë përmes një deklarate të përbashkët kanë uruar zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

\"Zyra e Bashkimit Evropian/PSBE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë e mirëpresin konstituimin e Kuvendit dhe e urojnë kryeministrin Isa Mustafa për zgjedhjen e qeverisë së tij\", theksohet në deklaraten e tyre.

\"Para Kosovës paraqiten shumë sfida, nga bërja e reformave politike dhe ekonomike, deri te bërja prioritet e zhvillimit socio-ekonomik dhe punësimit, nga ripërtrirja e përkushtimit ndaj dialogut me Beogradin, deri te vendosja e theksit në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe rritje të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe krijimin e gjykatës speciale.\"
 
\"Qytetarët e Kosovës, si dhe komuniteti ndërkombëtar, presin që institucionet e sapo formuara t\'iu qasen këtyre sfidave me energji, përkushtim dhe vendosmëri. Të gjitha këto prioritete janë qenësore për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë në punën e tyre.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)