14 Janar 2025

Përfaqësimi i grave në bordet e NP-ve dhe agjencive është shumë i ulët

Prishtinë, 19 shtator - Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”.

Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura në Kosovë është shumë i ulët. 

Nga 159 anëtarë të bordeve në 31 ndërmarrje publike, raporti i pjesëmarrjes gjinore është 85% burra dhe 15% gra.

Nga 184 anëtarë të bordeve në 31 institucione dhe agjenci të pavarura,  raporti i pjesëmarrjes gjinore është 81% burra dhe 16% gra dhe për 3% të anëtarëve nuk ka informacione. 

Studime të ndryshme nga firmat konsulente më të mëdha në botë si dhe organizata ndërkombëtare tregojnë se  diversiteti gjinor ndikon në rritjen e performancës së një kompanie në një sërë aspektesh.

Analiza e Institutit GAP nxjerr në pah problemet kryesore me mungesën e diversitetit gjinor në bordet e lartpërmendura dhe rekomandon zbatimin e kuotave gjinore meqë në raste të mëparshme ato kanë rezultuar me rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita vendimmarrëse edhe pas futjes së kuotave.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)