Perëndimi do të zëvendësojë Tadicin
Moskë, 28 guhst - Serbia vështirë se do ta marrë statusin e kandidatit për në Bashkim Evropian. \"Megjithatë Beogradi nuk do ta braktisë serbët e Kosovës, e po ashtu nuk do të largohet nga rruga e integrimeve evropiane\" - tha Presidenti serb Boris Tadiq pas takimit me Kancelaren Gjermane Angela Merkel.
Ajo ishte e qartë në kërkesat që i drejtoi Serbisë, e që duhen plotësuar para fillimit të bisedimeve për anëtarësim.Kushti kryesor ishte vendosja e marrëdhënieve me autoritet e Kosovës, ose thënë ndryshe, ajo kërkoi nga Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
\'Problemi qëndron në atë se a është i aftë Beogradi ta analizojë situatën dhe të kuptojë se me njohjen e Kosovës kriza nuk do të mbarojë.Serbia nuk do të anëtarësohet automatikisht në BE. Të gjitha kushtet që i janë vënë përpara Serbisë nuk e lënë të shkojë drejt BE-së\' - tha analistja Elena Guskova.
Nëse Boris Tadiq nuk heq dorë nga çështja e Kosovës, Perëndimi me siguri se do ta gjejë dikë që do ta zëvendësojë atë. Por ai duket se nuk do të heqë dorë. Tadiq bile u shpreh se kushtet për heqjen e strukturave politike, policore paralele janë të papranueshme.
Një delegat radikal i Parlamentit të Serbisë Dejan Miroviq beson se anëtarësimi në BE nuk është zgjedhja më e mirë për vendin e tij.
\'E vetmja zgjidhje është aleance me Rusinë dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, pavarësisht se çfarë do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës. Serbia nuk do të përfitojë ekonomikisht nga hyrja në BE. Do të përfitojë vetëm krizë ekonomike\' - tha ai.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen gjatë vitit të ardhshëm. Çështja e Kosovës do të jetë përcaktuese për sukses për partitë që do të garojnë për parlamentin serb. Sipas sondazheve dëshira e serbëve për tu bërë pjesë e BE-së ka rënë. Kështu në qershor vetëm 53 përqind ishin pro hyrjes në BE, nga 57 përqind që ishin në dhjetor të 2010-tës.BE-ja po tenton që të bëjë sa më të lehtë dialogun në mes serbëve dhe shqiptarëve. Takimi i ardhshëm pritet të mbahet më 2 shtator./Voice of Rusia