18 Janar 2025

Përdorimi i termave përbuzës për komunitetin Egjiptian/Ashkali

Prishtinë, 1 shtator - Përdorimi i termave \"Përbuzës\" për komunitetin Egjiptian/Ashkali nga Zyrtar të lart të shtetit.

Me anë të këtij reagimi për media shprehu shqetësimin tim dhe të komunitetit Egjiptian/Ashkali për qasjen nga ana e disa zyrtarëve të lartë të shtetit të Republikës së Kosovës me terme \"Përbuzëse\" dhe \"Ofenduese\" sic janë \"Maxhupt\" dhe \"Gabelt\" duke shprehur edhe një lloj urrejtje racore përmes përdorimit të këtyre termeve jo njerzore.

Zhgenjimi më i madh është për shkak se kjo qasje vije nga ata zyrtarë përgjegjës të shtetitit të cilë kanë për obligim që të respektojn dhe promovojnë secilin popull ashtu sic është dhe i trajtuar si vlerë diverse e shtetit të Kosovës dhe jo si barrë e vendit.

Bazuar nga kjo qasje inferiore kuptohet qartë se institucionet e vendit nuk e kanë vullnetin e plotë dhe të sinqert në integrimin dhe trajtimin e barabart të këtij komuniteti dhe gjendja e rënd ekonomike aktuale është rezultat i kësaj qasje.
Duke ju kujtuar secilit në Kosovë dhe kudo në botë se komuniteti Egjiptian është kontribues i fuqishëm i shtet ndërtimit të Kosovës në të gjitha proceset i barabart me popullin Shqipëtar.

\" E konsideroj dhe vlersoj se nuk e meriton një trajtim të tillë nga këta të fundit. Përkundrazi Egjiptianet/Ashkalit do të duhej të kenë një pozicion më të mirë dhe i vlersuar si pasuri e vendit. Nuk do të duhej që Kosova këtij  komuniteti të i jap pozita politike formale vetëm për vlersim ndërkombëtar ndërsa në anën tjetër të injoroj dhe të bëj veprime përbuzëse mbi bazën racore\", thuhet ne reagimin e depitetit Veton Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)