17 Janar 2025

Përcaktohet Taksa e Vizave kosovare për shtetasit e huaj

Prishtinë, 24 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për përcaktimin e Taksës së Vizave që do të lëshohen për të huajt në misionet konsullore të Republikës së Kosovës.

Vendimi i marrë në përputhje të plotë me aktet ligjore në fuqi, parasheh që Taksa do të aplikohet sipas llojit të vizës, të cilën e paguan shtetasi i huaj.

Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza Hyrëse(C) - 40 Euro, Viza Transite(B) - 30 Euro, Viza Transite Ajrore(A) - 25 euro dhe Viza Afatgjate (D) - 50 Euro.

Qeveria e Republikës së Kosovës më herët ka marrë vendim për të vendosur regjimin e vizave për 87 vende, në kuadër të procesit të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.

Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme ndodhet në fazën më intensive të implementimit të këtij vendimi, me krijimin e Qendrës së Vizave.

Në këtë projekt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme konkrete edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ku përmes bashkëfinancimit ka filluar të bëhet implementimi i Qendrës së Vizave.

Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës do të fillojë më 1 korrik 2013, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll si pilot projekt, e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)