Përçahen serbët
Prishtinë, 30 maj - Spektri politik i komunitetit serb është i ndarë në dysh sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Politikanët serbë të veriut kërcënojnë për mospjesëmarrje në zgjedhjet nacionale nëse Komisioni Qendror Zgjedhor ,(KQZ), nuk ndryshon fletëvotimet që përmbajnë logon e shtetit të Kosovës.
Në anën janë përfaqësuesit e subjekteve tjera politike serbe, të cilët nuk e përqafojnë këtë vendim, thonë se do të vazhdojnë fushatën e tyre elektorale dhe pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht veprimit të Listës Serbe.
/Zëri/