Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storie e mbyllur
Uashingtoni, 9 nëntor - Ndërsa qeveria në Beograd është e gatshme që me rrugë paqësore të zgjidhë problemin e Kosovës, politika e Washington-it ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë.
Trajtimi i Serbisë dhe i rajonit në mandatin e dytë presidencial të Barak Obamës do të jetë pak a shumë i njëjtë: - ti lihet Bashkimit Evropian që të merret me Ballkanin, me një monotorim rigoroz të Shtëpisë së Bardhë.
Kështu raporton nga Washingtoni e përditshmja e Beogradit Veçerje Novosti, e cila citon zyrtarë të Departamentit të Shtetit të kenë thënë se Obama do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve në oborrin e vet dhe se SHBA-ja gjithnjë e më pak do të luajë rolin e policit botëror, transmeton QIK.
Ambasadori Xhon Nej, i ngarkuar për çështje të zgjedhjeve dhe të politikës së jashtme amerikane në Departamentin e Shtetit, ka thënë për gazetën se nuk duhet pritur ndryshime të kursit.
Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që të bashkëpunojnë për të vënë pikën në çështjet e pazgjidhura. Amerika nuk dëshiron të përzihet së tepërmi në dialog, këtë ia ka lënë BE-së, por ndjek me vemendje procesin dhe nëse devijon jashtë kufijve të pranueshëm për Uashingtonin, për të cilin pavarësia e Kosovës është storje e mbyllur ka thënë Nej për gazetën e Beogradit.
Përveç largimit të Sekretares së Shtetit, në kabinetin e Obamës nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme. Kandidat për të trashëguar Hilari Klinton janë senatori Xhin Keri nga Masaçuseci dhe ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Raj