19 Janar 2025

Për Tribunalin faji nuk është i UÇK-së, por i politikës

Prishtinë, 9 prill -  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka fajësuar institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare për çështjen e themelimit të tribunalit për krimet e pretenduara të luftës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur ta konsolidojnë sistemin e drejtësisë. “Faji është i politikes së Kosovës, sidomos i partive politike që kanë qenë gjatë gjitha këtyre viteve në qeverisjen e vendit dhe kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë”, ka deklaruar kryeparlamentari Krasniqi.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk është fajtore se pse sot bisedohet dhe kërkohet të themelohet një tribunal i tillë.

“E them me përgjegjësi se fajet e UÇK-së nuk mund të kërkohen pas 22 qershorit 1999, kur edhe është nënshkruar marrëveshja e demilitarizimit të UÇK-së. Sigurisht se as nuk mund të mohoj e as të konfirmoj se individë me pedigre kriminale nuk e kanë shfrytëzuar firmën e UÇK-së, por them me bindje se politika e UÇK-së ka pasur vetëm një qëllim fisnik: çlirimin e Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Në këtë intervistë kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe për projektin e tij politik në kuadër të NISMËS për Kosovën, në të cilën ushtron funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ai ka thënë se NISMA do të angazhohet për shtet të së drejtës, drejtësi sociale, politika të qarta zhvillimore e fiskale, arsim cilësor të reformuar dhe shëndetësi të planifikuar e të riorganizuar.

Krasniqi ka thënë se qytetarët kanë shumë arsye t’i besojnë NISMËS për Kosovën. “Qytetarëve ua ofrojmë përkushtimin dhe sinqeritetin, ua ofrojmë njerëzit e ditur dhe ekspertët. Qytetarëve nuk ua afrojmë mrekullitë fantastike të përcjella me mashtrime akrobatike”, ka deklaruar Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)