Për ti përmbushur kriteret për vizat duhet të miratohen një sërë ligjesh
Prishtinë, 14 prill - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është mbushur optimizëm se brenda tre muajve Qeveria e Kosovës do ti implementojë të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Madje, vetëm gjatë këtij muaji, Çollaku u ka premtuar përfaqësuesve të Francës dhe atyre të Italisë se Kosova deri në qershor do ti përmbushë të gjitha kriteret e mbetura për heqjen e vizave, shkruan Zëri.
Mirëpo, për këtë optimizëm përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shoqërisë civile thonë se deklarata e ministrit më shumë është politike sesa realiste.
Madje, ata thonë se për ti përmbushur kriteret deri në qershor duhet të miratohen një sërë ligjesh, të cilat nuk janë sjellë akoma nga Qeveria.
/Zëri/