22 Janar 2025

Për përgjegjësinë të flasin kompetentët

Prishtinë, 7 shtator - Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, në të cilën u fol për realizimin e planit të punës së Komisionit, duke i bërë një vështrim edhe detyrave që e presin Komisionin në stinorin vjeshtor të punës.

Në fillim të mbledhjes,Teuta Sahatqija foli për realizimin e  detyrave të deritashme në kuadër të planit të sesionit pranveror, duke theksuar se në këtë periudhë janë realizuar 85 për qind e planit të punës, ndërsa shprehu bindjen se deri në fund të sesionit vjeshtor do të realizohen 95 për qind e planit vjetor të punës.

Sahatqija, duke folur rreth prioriteteve të punës së Komisionit,  theksoi nevojën që Komisioni së shpejti të takohet me ministrin e Zhvillimit Ekonomik,me atë të Integrimeve Evropiane, si dhe të organizohet një bisedë lidhur me MSA-në. Ajo foli edhe për ecurinë e monitorimit të ligjeve, bashkëpunimin me GIZ-in etj.

Në diskutimin tij, Xhavit Haliti, në fillim foli  për bashkëpunimin me institucionet e BE-së, sidomos lidhur me shtetin ligjor dhe liberalizimin  e vizave. Ndërkaq, në vijim ai theksoi se ky Komision duhet të ketë një takim me ministrin e Punëve të Brendshme,pa praninë e mediave, në të cilin do të bisedohej edhe për çështjen e marrëdhënieve me Maqedoninë.”Në raportet me Maqedoninë  kemi probleme, kemi një situatë që ka mundur të parandalohet”, tha z. Haliti.

 Ai foli edhe për bashkëpunimin e këtij Komisioni me komisionet homologe evropiane. Z. Haliti duke folur për çështjen e përgjegjësisë dhe kompetencave, u angazhua që secili të flasë në bazë të përgjegjësisë që ka, e jo polici ose këshilltari të flasin për çështje që nuk janë në kompetencë të tyre.

Ilir Deda në diskutimin e tij foli për angazhimet e Komisionit në synimet drejt integrimeve evropiane, si dhe në lëmin e legjislacionit, ndërsa shfaqi brengën për gjuhën politike që po përdoret në Kosovë, e cila sipas tij duhet të jetë racionale, pra e nivelit evropian, drejt të cilit synohet të ecet. Për disa angazhime që e presin Komisionin në fushën e legjislacionit foli edhe deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)