Për nder të 4 korrikut do të ngritet flamuri i SHBA-ve në Prishtinë

Prishtinë, 4 korrik - Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkë organizim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më ketë rast Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit të SHBA-së në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë.
Po sot Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.