Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë zhvillohen aktivitete të shtatorja e Bill Clintonit
Prishtinë, 15 shkurt - Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata "Miqtë e Amerikës", në bashkorganizim të Drejtorisë për Arsim dhe Gjimnazit "Hivzi Sulejmani" të Komunës së Fushë Kosovës organizojnë aktivitet te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
Fillimisht gjatë këtij aktiviteti do të behët larja e platos të sheshit Bill Clinton nga ana e zjarrfikësave të Prishtinës ku do zhvillohët aktiviteti.
Me pas do te vendoset flamuri i ri dhe ngritja nga Amir Pllana drejtor i Gjimnazit "Hivzi Sulejmani", F. Kosovë.
Me pastaj Kori i grave "Nexhmije Pagarusha", e këndon këngën "O vendi im".
Po ashtu do te hapet ekspozita me fotografi me disa nga personalitetet që ndikuan që të arrihet Pavarësia e Kosovës dhe ekspozita me fotografi të vendosura në korniza.
Aktiviteti i fundit që është parapa për sot është edhe dhurimi i flamujve të Kosovës, ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, qytetarëve të rastit.
Poashtu, një sasi të flamujve aktivistët e shoqatës do ua dhurojnë qytetarëve të rastit nëpër disa Komuna të Kosovës.
Në aktivitet marrin pjesë nxënësit e përzgjedhur të Gjimanzit "Hivzi Sulejmani" nga Fushë Kosova, aktivist të shoqatës e pjesmarrës të rastit.