16 Janar 2025

Për ndaljen e trenit Kosova është këshilluar me SHBA-në dhe BE-në

Prishtinë, 14 janar - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konferencë të jashtëzakonshme e quajti një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojërave të saj të pa ndershme.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjitha dikasteret e saj, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet tjera përgjegjëse janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve, jo vetëm sot, që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore, procedurale, teknike dhe operative për të trajtuar në mënyrë institucionale, me maturi dhe vendosmëri këtë çështje.

“Kthimi prapa i këtij treni është vendim i duhur dhe hyrja e tij në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje më ligjet e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë provokime të tilla për kthimin e Kosovës dhe rajonit në vitet errëta”, tha ai.

Kosova, shtoi ai, mbështet lirinë e lëvizjes, por nuk lejon provokime të tilla që si synim kanë kthimin në vitet e mëparshme me pasoja të paparashikueshme.

\"Dua të theksoj se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe në konsultime me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Thaçi pas kthimit të tij në vend, kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë, kemi mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe po ashtu janë ndërmarrë masat adekuate që na takojnë në përputhje me ligjet, në përputhje me Kushtetutën që të adresohet ky problem”, tha kryeministri Mustafa.

Gjatë kësaj kohe qeveria sipas tij ka zhvilluar takime me institucionet kompetente shtetërore, me përfaqësues të misioneve diplomatike dhe misioneve tjera në Kosovë, në mënyrë që të sensibilizohen synimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

"Një falënderim të posaçëm e kam edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës në të gjithë hapat e saj, sepse kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për ne, që të zgjidhim problemet që i kemi tani por poashtu, të zgjidhim edhe problemet me të cilat do të ballafaqohemi edhe në të ardhmen në ndërtimin e institucioneve tona dhe në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike", ka pohuar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)