Për këto 100 ditë nuk ka ndonjë risi
Prishtinë, 19 mars - Njohësi i proceseve politike në vend, Naim Maloku, nuk e ka vlerësuar edhe aq mirë 100-ditëshin e parë të punës së qeverisë Mustafa.
Ai ka thënë se qytetarët kanë pritur më së shumti nga kryeministri Isa Mustafa si ekonomist.
Pritjet e qytetarëve kanë qenë kryesisht në sferën ekonomike, për këto 100 ditë nuk ka ndonjë risi, nuk hetohet që është përmirësuar gjendja në Kosovë. Presim dhe shpresojmë që do të ketë impakte kjo qeveri në përmirësimin e gjendjes, situatës ekonomike në Kosovë, ka thënë Maloku për Radio Kosovën.