Për integrime duhet konsensus politik dhe shoqëror
Mitrovicë e Veriut, 20 qershor - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj mori pjesë në seminarin rajonal me temën Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: E ardhmja e përbashkët, organizuar nga KFOS në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut.
Në fjalën hyrëse Ministrja Ahmetaj theksoi se integrimi evropian është një proces që karakterizohet me reforma të thella, komplekse dhe të vështira.
Megjithatë, është mënyra më e mirë përmes të cilit ne mund të bëjmë progres në përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Në këtë aspekt, Republika e Kosovës ka një avantazh të madh pasiqë procesi i integrimit Evropian vazhdon të gëzoj një konsensus të madh politik dhe shoqëror. Ky konsensus është gjithashtu një faktor i domosdoshëm në përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të procesit të integrimit evropian duke përfshirë zbatimin e MSA-së, lëvizjen e lirë, fondet e IPAs dhe programet e BE-së, tha Ahmetaj.
Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi se progresi i arritur në procesin e integrimit evropian është motivi ynë kryesor për të vazhduar me reformat që synojnë përmirësimin e jetën së përditshme të qytetarëve, proces ky që do të kurorëzohet me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.