Për Haradinajn propozohet posti i Presidentit
Prishtinë, 27 dhjetor - Vijojnë hipotezat mbi postin që mund të "kënaqë" kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Drejtuesit e PDK-së kanë propozuar që ai të marrë postin e Presidentit të Kosovës ndërsa postin e kryeministrit do të vjojë ta mbajë Hashim Thaçi.
Njëri nga deputetët e PDK-së, Halit Krasniqi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë të mërkurën për Zëri se maksimumi që PDK-ja do të mund tia ofronte Aleancës nga postet udhëheqëse është pozita e kryetarit të vendit.
Përndryshe, të tjerat na largojnë në bisedime, të tjerat e pengojnë futjen e partnerit të ri në koalicion, edhe përndryshe kjo nuk mund të bëhet fare. Sepse, nuk e besoj që mund të ketë autoritet i cili mund të komunikojë e ta ketë mirëkuptimin e elektoratit të PDK-së për ta falur pozitën e kryeministrit, thotë Krasniqi.
Ky anëtar i PDK-së thotë se përjashtuar kërkesën e Haradinajt për ta marrë postin e kryeministrit.