13 Janar 2025

Për Demarkacionin duhet të kemi konsensus

Prishtinë, 25 janar - Sot në emisionin n’kuvedn të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati, është diskutuar për funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe për tema që janë shumë aktuale si: demarkacioni, Gjykata Speciale etj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajqi nga Vetëvendosje, tha se punët në Kuvendin e Kosovës varet nga grupet parlamentare që janë Kuvendin e Kosovës.

“Ka të meta në Kuvendin e Kosovës, këtu qytetarët janë ata që i shohin punët si ecin aty. Në këtë rast ka deputetë që nuk marrin pjesë në seanca dhe shpesh nuk ka kuorum në seanca. Pra edhe me këtë ngecin punët. Pra kemi të metë në institucionin e Kuvendit të Kosovës”, tha Lajçi sot në emisionin n’kuvedn të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati.

Deputeti Ali Lajqi nga Vetëvendosje, vlerësoi se duhet të kemi një konsensus të përgjithshëm për tema të mëdha.

“Do të ishte mirë që të kemi koordinim ndërmjet vete. Edhe nga deputetët edhe të tjerët do të ishte mirë që të kemi diskutim për tema të rëndësishme. Temat si Gjykata Speciale, Demarkacioni, Asosacioni duhet të rrumbullakohen”, deklaroi ai.

Lajqi vlerësoi se tema e demarkacionit është gjeopolitikë. ‘Nuk ka dilemë se është prekur territori i Kosovës në këtë version”, tha ai.

Zeka: Demarkacioni të zgjidhet sa më shpejt

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën, tha se bllokimi i Kuvendi të Kosovës, ka ardhur nga lidershipi kosovar dhe nga kryesia e Kuvendit të Kosovës.

“Liderët e vendit kanë inate ballkanik, çështja e demarkacionit, asociacionit, Gjykatës Speciale, bisedimeve me Serbinë etj, janë çështje madhore dhe për këtë duhet të ketë diskutim. Pra deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk janë të zgjedhurit të popullit, por jemi numra”, tha Zeka sot në emisionin n’kuvedn të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati.

Zeka ka filluar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht me Gjykatën Speciale. “Duhet të japim llogari edhe diplomatëve, nuk kemi pavarësi të atillë, edhe gjermani që është superfuqi në Evropë nuk ka mundësi të veprojë që të mos e pyet askënd”, tha Zeka.

Sipas tij marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të anulojmë kur dojm ne. “Unë nuk e di a mund të humbim apo nuk humbim territor. Nëse është nënshkruar marrëveshje duhet të ftojmë prokurorinë për hetime. Për mua është më shqetësuese veriu i Kosovës”, theksoi Zeka.

Ai vlerësoi se kërcënimi i ambasadës për viza ndaj politikanëve të Kosovës është dashur të merret me herët.

“Unë nuk e shoh problem Malin e Zi, ai shtet është në NATO. Atje jetojnë shumë shqiptarë”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)