16 Janar 2025

Për 3 vjet, komunat nuk kanë realizuar as 40 % të premtimeve

Prishtinë, 18 dhjetor - Për tri vjet të qeverisjes, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur vetëm 39 për qind të premtimeve që i kanë dhënë para zgjedhjeve.

Në kohën kur ka mbetur vetëm edhe një vit deri në zgjedhje, monitoruesit e komunave raportojnë për nota të dobëta qeverisëse.

Sipas Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, vetëm Vitia dhe Obiliqi kanë kaluar gjysmën e premtimeve, të tjerat kanë ngelur nën 50 për qind. Dragashi ka mbetur i fundit me 15 për qind të premtimeve të realizuara

Në tri vitet e para të mandatit të tyre qeverisës, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur mesatarisht 39 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2013.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e komunave shprehen të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.

Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%.

Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)