Për 170 ditë janë ndërtuar 122 shtëpi për të kthyerit në vitin 2015

Prishtinë, 19 shkurt - Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur sot Komiteti i tretë Drejtues i projektit \"KRK 4\", i cila u ndoq nga ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic. Përveç ministrit Jevtic dhe përfaqësuesve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në komitetin drejtues morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim dhe të UNHCR-it.
Komiteti Drejtues ka paraqitur një raport vjetor mbi progresin, dhe sipas këtij raporti me mjetet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, për 170 ditë në vitin 2015, përmes \"KRK 4\" janë ndërtuar 122 shtëpi, që mesatarisht për një ditë e gjysmë është ndërtuar një shtëpi.
Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic tha se faza e parë e projektit \"KRK 4\" ka qenë shumë e suksesshme dhe falënderoi të pranishmit për ndihmën që ata po ofrojnë për procesin e kthimit, për të cilin ai vuri në dukje se nuk është aspak i lehtë.
\"Jam mirënjohës Zyrës së BE-së në Kosovë për mbështetje të procesit të kthimit dhe të gjitha që po i bënë. Pa ndihmën e tyre ne nuk do të mund të flisnim për suksese, për projektin siç e prezantuam sot. Me këtë rast dëshiroj të përgëzoj IOM-in i cili e zbatoi projektin në mënyrë cilësore. Jam mirënjohës po ashtu për UNHCR-in për çdo gjë që bëri në këtë proces. Informacioni që u dha se për 170 ditë janë ndërtuar 122 shtëpi flet mjaft për angazhimin tonë në vitin 2015 në përputhje me mundësitë tona financiare për të bërë sa më shumë që është e mundur.
Në të njëjtën kohë të mos harrojmë se deri më 1 maj të vitit të kaluar, sa i përket kthimit në Kosovë, bukvalisht gjithçka është ndalur. Kjo edhe nga ana tjetër do të thotë se i vetmi institucion kosovarë që është angazhuar me kthimin së bashku me partnerët e saj nga komunitetin ndërkombëtar është pikërisht MKK-ja, dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, dhe këto 122 shtëpi për 170 ditë në vitin 2015 duhet të jenë motivi i vetëm për këtë vit që të kalohet ky numër, por qëllimi përfundimtar tashmë nuk janë 122 shtëpi, por kthimi të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen. Unë edhe një herë kujtoj të gjithë, kthimi nuk është vetëm ndërtimi fizik i shtëpive, por edhe pakot ekonomike, mobilie, ndihma ushqimore, grantet, dmth çdo gjë që është e nevojshme për një familje në procesin e kthimit në Kosovë\", tha ministri Jevtic gjatë prezantimit të tij.
Ministri Jevtic gjatë takimit informoi partnerët për projektin \"KRK 4\", se Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme zbatimin e plotë të implementimit të detyrimeve të saj.
Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samir Selimi, falënderoi ministrin Jevtic për praninë e sotme dhe tha se ajo që është bërë në vitin 2015, është një gjë e madhe. Ai vlerësoi angazhimin e ministrit Jevtic në punën e bërë, duke thënë se që nga riemërimi i tij të gjitha angazhimet e miratuara janë zbatuar në kohë.
Menaxheri i Projektit \"KRK 4\", Agron Ajazi duke paraqitur suksesin e projektit në vitin 2015, tha se në fazën e parë të projektit \"KRK 4\" është realizuar më shumë se sa ishte planifikuar për shkak të bashkëpunimit të mirë të të gjithë pjesëmarrësve në këtë projekt. Ajazi theksoi se me një bashkëpunim të tillë të mirë do të vazhdohet edhe më tutje.
UNHCR-i theksoi se ata do të jenë me intensitet të njëjtë si më parë për të ndihmuar procesin e kthimit.
Gjatë takimit u tha se planet për vitin 2016 janë që të miratohet ndërtimi i shtëpive për 130 përfitues.
Në fund të takimit u konkludua se ekziston bindja e fortë se edhe në fund të vitit 2016 do të flasin për rezultatet e mira, siç ishte sot.