17 Janar 2025

Peci: Jam i gatshëm ndaj çdo lloj hetimi

Prishtinë, 21 qershor - Ish zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci ka shpjeguar arsyet e largimit nga ky mision.

Gjatë emisionit Interaktiv në KTV me Xhemajl Rexhën ai ka thënë se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e kishte mbytur me kritika për deklaratën në media se do të ishte kulmi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, njohja e Kosovës nga Serbia.

Ai mohon të jetë takuar me ndonjë person pa autorizim dhe se Ministria e Punëve të Jashtme po bën fushatë denigruese kundër tij.

Peci ka theksuar më tej se ka qenë propozimi i Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj që ai të merrte këtë detyrë.

Peci u tregua i gatshëm t’i përgjigjet Komisionit për Politikë të Jashtme, apo atij të AKI-së, sepse e di që ka bërë punën me nder. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)