21 Janar 2025

PDK vazhdon të llogarit në votat e deputetëve të Bllokut

Prishtinë, 13 shtator - Lëvizja e të paktën katër deputetëve nga treshja LDK-AAK-Nisma te Partia Demokratike e Kosovës do t’ia mundësonte kësaj të fundit ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 qershorit, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve ka siguruar 37 ulëse në Kuvend.

E rreshtimi i Listës Serbe dhe të gjitha partive parlamentare të minoriteteve në krah të PDK-së, do ta çonte në 57 numrin e deputetëve. Për ta bërë shumicën parlamentare në Kuvend, PDK-së i duhen të paktën edhe votat e katër deputetëve.

E arritja e numrave të mjaftueshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së.

Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie, bëjnë të ditur se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend.

Sipas këtij burimi, këta deputetë janë shprehur të gatshëm ta përkrahin partinë e Hashim Thaçit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)