16 Janar 2025

PDK sot i përgjigjet AAK për koalicionin

Prishtinë, 4 shkurt - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka pasur afatin ti përgjigjet Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK) lidhur me koalicionimin dhe formulën e kësaj të fundit për Ramush Haradinaj për kryeministër.

Haradinaj ka thënë se deri të hënën është afati final për PDK lidhur me koalicionimin.

“Deri tani nuk kemi asgjë rreth ofertës që përmendet, por nëse ata nuk e kanë ndërmend me na dhanë Kryeministrinë e as ne pra nuk e kemi ndërmend me hy në koalicion”, ka theksuar për gazetën “Express”, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.

Haradinajt ka nënvizuar javën e kaluar se nëse nuk mund të arrihet marrëveshje me PDK’në, atëherë partia e tij do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme për ta kërkuar besimin e qytetarëve.

Ndërkohë, në PDK nuk ka asnjë lloj disponimi për ofertën e Haradinaj. Vetë kreu i PDK-së dhe kryeministri Hashim Tha[i ka theksuar se posti i kryeministrit nuk mund të negociohet dhe se kjo çështje përcaktohet në zgjedhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)