21 Janar 2025

PDK sot i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë, 18 korrik - Votimin e Isa Mustafës në krye të Parlamentit të Kosovës ka detyruar partinë më të madhe PDK që çështjen ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Pas seancës së djeshme, PDK tha se nuk e njeh zgjedhjen e Mustafës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj  tha se ajo që ndodhi në Parlament ishte një tentim uzurpim të institucionit më të lartë të vendit.

“Është proces kundër ligjor, kundër kushtetues dhe si të tillë si Parti Demokratike që ka një filozofi të shtet ndërtimit, si parti që ka bartur misione të rëndësishme në Republikën e Kosovës ne do të kërkojmë nga gjykata Kushtetuese që ta jap mendimin dhe vendimin përfundimtar sa i takon ngjarjeve në Parlamentin e Kosovës”, tha zoti Hoxhaj.

Njohës të çështjeve parlamentare thonë ndërkaq se është vështirë të dihet vendimi i gjykatës Kushtetuese, pasi që seanca e sotme që nga fillimi ka nisur me shkelje të rregulloreve të punës së Parlamentit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)