PDK si frikohet opozitës
Prishtinë, 13 shkurt - Qeveria e Kosovës mund të rrezohet vetëm nëse dëshiron kryeministri Hashim Thaçi, ashtu siç ka vepruar herën e kaluar, në të kundërtën, partitë opozitare pavarësisht disponimit për të shkuar në zgjedhje të reja, këtë nuk mund ta realizojnë.
Të paktën kështu besojnë analistët politikë, të cilët mbështeten në moskoordinimin e opozitës, por edhe të partive minoritare.
Sipas tyre, faktin që opozita është e pafuqishme për ta rrëzuar qeverinë e dëshmon rasti i rekomandimeve për Universitetin e Prishtinës, kur deputetët e koalicionit qeverisës e braktisën seancën dhe opozita nuk pati kuorum për ta vazhduar votimin.
/Zëri/