18 Janar 2025

PDK s’gjen mbështetje për “largimin” e EULEX-it

Prishtinë, 8 tetor - Kanë dështuar përpjekjet e Partisë Demokratike për të përshpejtuar procedurat e bartjes së kompetencave të EULEX-it tek institucionet vendore pas hartimit të strategjisë nga ana e Qeverisë.

Për këtë çështje, të hënën në Komisionin për Legjislacionet është zhvilluar një debat i ashpër, pasi deputeti i PDK-së Behar Selimi, kërkoi që të futet si rend dite edhe strategjia për bartjen e kompetencave, shkruan “Tribuna”.

Ai ka thënë se kjo çështje duhet të hyjë në rend dite dhe të vazhdohet për procedim të mëtutjeshëm në seancë.

Kërkesën e tij Selimi e ka bazuar edhe në afatet e rezolutës së miratuar në Kuvend, e që strategjia e Qeverisë ka dalë si pjesë e saj.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)