PDK se harron Limajn, ia bën një vend në Kryesi
Prishtinë, 26 dhjetor - Sekretari organizativ për zgjedhjet në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se e kanë ndjerë mungesën e Fatmir Limjat në procesin zgjedhor.
Kur isha i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, së pari kam ndjerë boshllëkun shumë të madh, sepse Limaj mungonte, nuk ishte i ulur në rreshtin e parë, ka thënë Musmurati për Epokën e Re.
Ai ka shtuar se Limaj do të jetë në udhëheqjen e PDK-së. Në Këshillin Drejtues sigurisht se Fatmir Limaj do të jetë. Konsideroj se do të ketë vota shumë në Këshillin Drejtues dhe do të jetë kandidat për në Kryesinë e Partisë, ka thënë ai.