PDK pro rrëzimit të qeverisë
Prishtinë, 8 shtator - Lëvizja Vetëvendosje si zgjidhjen e vetme e sheh mocionin për rrëzimin e qeverisë, për çka ka kërkuar edhe përkrahjen e Partisë Demokratike te Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Por Kujtim Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se tendenca e VV për rrëzim të qeverisë nuk është serioze.
“Ne bashkë me VV nuk i kemi 61 vota, dhe aktualsiht ne nuk kemi bashkëpunim me VV, në momentin që PDK i ka 61 vota në tavolinë mirëpret iniciativat ë tilla. Kjo qeveri është e dëmshme, po aq sa ka qenë e dëmshme qeveria Kurti”, tha ai sot në IMAZH në RTK.
Sipas tij qeveria që ishte para Hotit, nën udhëheqjen e z.Kurti ka qënë shumë e dëmshme dhe i ka bërë shumë dëm Kosovës.