PDK prin në Drenas me 46 për qind të votave
Prishtinë, 4 dhjetor - Rezultatet prelimare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit tregojnë së votat e deritashme të votuara prin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Ladrofci me 46 për qind.
Në vendin e dytë është kandidati i Nisma për Kosovën, Isa Xhemajli i cili udhëheqë më 27.45 për qind të votave i pasuar nga kandidati i pavarur Xhavit Drenori me 11.67 për qind të votave.
Në vendin e katertë është kandidati i Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi me 6.44 për qind të votave i pasuar nga Bedri Nika kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 5.64 për qind të votave.
I fundit për nga numri i votave është kandidati i Partisë fjala me 2.66 për qind të votave.