20 Janar 2025

PDK prin me 33.1 për qind

Prishtinë, 8 qershor - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar në web-faqen e saj të dhënat e dalje së votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit.

“Përqindja e votuesve qe kane votuar ne vendvotimet qe kane dërguar te dhëna 43,50 për qind”, shkruan në faqen e saj. Këto janë të dhëna nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

 Edhe Demokracia në Veprim ka konfirmuar rezultatet exit-poll, trendin e PDK për të fituar zgjedhjet. Këto rezultate janë nga numërimi i 20 përqind të votave.Kreu i DNV tha se do të njoftojnë në vijim me rezultatet e tjera.
 
Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Nuk dihet ende s’e cka ka ndodhur saktësisht me njoftimin se në disa fshatra të Skenderajt janë mbushur kutitë e votimit me vota të vjedhura.Zyrtarët e KQZ’së kanë thënë se janë mbyllur në tërë Kosovën.

Edhe Vlora Çitaku nga PDK-së në një konferencë për shtyp ka thënë se rezultatet e para që vijnë nga tereni nga komisionerët e tyre janë shumë pozitive.

Ajo ka shtuar se fryma që po ndjehet për momentin është shumë e mirë dhe që premton shumë.

“Rezultatet e para që po vijnë nga tereni janë mjaftë pozitive”, ka thënë Citaku. Ndërkohë pas pak instituti “Gani Bobi” do të dal me rezultate premiliminare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)