16 Janar 2025

PDK po shqyrton mundësin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Prishtinë, 15 prill - Ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë ka filluar të diskutohet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila udhëheqë me Qeverinë.

Zyrtarë të lartë të PDK-së që janë në Qeveri kanë diskutuar ditëve të fundit për këtë ide dhe besojnë se nëse nuk arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme këtë vit, meqë një kërkesë e tillë mbështetet edhe nga partitë opozitare në Kosovë të cilat këto zgjedhje i kanë kërkuar qysh vitin e kaluar, shkruan “Tribuna”.

Refuzimin e marrëveshjes në Bruksel nga ana e Serbisë, partia e kryeministrit Hashim Thaçi e sheh si një “kapital” të saj që të futet në zgjedhje “si triumfuese që nuk pranoi koncesione për veriun e Kosovës”, ka treguar me kusht anonimiteti një zyrtarë i lartë i PDK-së.

“Dështimi për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në këtë muaj është armë e fortë për partinë tonë”, ka thënë zyrtari i lartë i PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)