21 Janar 2025

PDK nuk njeh zgjedhjen e Mustafës, i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë, 17 korrik - Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk e njeh zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin që deputetët e morën sot në seancën konstituive.

Pas një mbledhje që e mbajti kryesia e PDK-së pas zhvillimeve në seancë, nënkryetari i saj, Enver Hoxhaj, ka thënë se me zgjedhjen e Mustafës, u tentua të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit.

PDK konsideron se vazhdimi i mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ishte refleksion i “partive humbëse të zgjedhjeve, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregulloren në fuqi të Kuvendit”

Po ashtu, PDK konsideron se ky veprim ishte në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të kosovës.

“Si parti politike më e madhe në vend dhe me besimin më të madh qytetar dhe në pajtim me filozofinë politike e shtetformuese dhe respektuese të institucioneve, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka konfirmuar se procedimi i lëndës për në Gjykatë Kushtetuese nga ana e PDK-së tashmë është çështje ditësh apo edhe orësh.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka deklaruar për media se PDK e ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme.

Hoxhaj ka thënë se sot, u tentua që të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi i Kosovës.

“Brenda këtyre ditëve, për të mos thënë brenda këtyre orëve duke e konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jo valide vendimet e marra në seancën e sotme, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e sotme për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka thënë Hoxhaj, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)