20 Janar 2025

PDK nuk ka vendosur ende për pasuesin e Thaçit

Prishtinë, 7 mars - Përveç dy pozitave qeveritare, PDK-së do t’i duhet ta zgjedhë edhe pasardhësin e Hashim Thaçit në krye të partisë.

Kandidati kryesor për këtë post mbetet nënkryetari aktual, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kalimit të Thaçit në Presidencë, PDK-ja ka intensifikuar edhe takimet brenda strukturave të partisë.

Por sekretari i përgjithshëm në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se duhet kryer disa procedura para se ta zgjedhin shefin e ri të partisë.

“Ka kohë për kryetar, fillimisht duhet të caktohen zgjedhjet dhe gjithçka do të bëhet me kohë”, ka thënë Musmurati.

Në kuadër të përgatitjeve për konventën e partisë, Kryesia e PDK-së do të mblidhet të hënën, ndërkaq të mërkurën takim do të ketë Këshilli Drejtues.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)