22 Janar 2025

PDK nuk dëgjon as ndërkombëtarët

Prishtinë, 16 nëntor - Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së i kanë bërë thirrje PDK-së që ta ftojë sa më parë seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo kërkesat e tilla po injorohen nga partia e Hashim Thaçit.

PDK po i kushtëzon liderët e partive tjera të bëjnë me të edhe marrëveshje për Qeverinë, shkruan Zëri. Pas krijimit të Bllokut LVAN dhe kërkesës së tyre që të marrin postin e kryeparlamentarit dhe të kryeministrit, PDK kushtëzonte vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit me insistimin që Kryeparlamentari t’u takojë atyre si parti fituese e zgjedhjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa tash, pas tërheqjes së Bllokut nga posti i kryeparlamentarit, PDK kushtëzon vazhdimin e seancës me një marrëveshje me partitë e Bllokut në mënyrë që kjo parti të jetë edhe pjesë e Qeverisë. Ndërkohë janë shtuar zërat dhe insistimet e faktorit ndërkombëtar që të thirret seanca e Kuvendit, meqë tashmë janë krijuar kushtet për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)