PDK nis pazarin me AAK-në
Prishtinë, 19 nëntor - Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po dorëzohet për të shkuar në një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, është partia e Ramush Haradinajt AAK, e cila gjithnjë e më shumë po i afrohet Hashim Thaçit.
Burimet e gazetës Zëri kanë konfirmuar se gjatë gjithë ditës së martë janë zhvilluar takime tinëz ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të AAK-së për tia lidhur kryet një koalicioni qeveritar.
Mirëpo në këtë drejtim thuhet se nuk ka munguar shigjetimi as në drejtim të LDK-së, edhe pse kjo e fundit duket më e vendosur për ti qëndruar deri në fund sloganit Anti-Hashim.
/Zëri/