PDK ngushëllon familjen e Arbënor Deharit
Prishtinë, 12 qershor - Partia Demokratike e Kosovës mësoi me keqardhje të madhe për ndarjen e papritur nga jeta të Arbënor Deharit, njërit ndaj aktivistëve më të shquar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë moment të vështirë PDK gjendet pranë të afërmve dhe shpreh solidaritetin dhe mbështetjen më të madhe.
PDK dhe kryetari i saj Hashim Thaçi konsiderojnë se vepra e Arbënorit meriton mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve dhe ka për të shërbyer si model i të riut patriot që përpiqet me përkushtim dhe këmbëngulje për idetë dhe vlerat në të cilat beson.
Jo vetëm lëvizja Vetëvendosje, por mbarë vendi ka humbur një veprimtar të madh të demokracisë së re kosovare.
PDK ndjen dhimbje të thellë për këtë ngjarje tragjike dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për këtë humbje të rëndë në një moshë kaq të re.