22 Janar 2025

PDK në pritje të lëvizjeve të VLAN-it

Prishtinë, 3 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në pritje të lëvizjeve të VLAN-it. Partia e Hashim Thaçit në pritje do të jetë edhe gjatë kësaj jave, e cila mendohet se do të sjellë edhe fundin e krizës politike.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se ata janë të gatshëm për tre skenarë të mundshëm të cilët, sipas tyre, kanë gjasa të ndodhin.

Zgjedhjet e parakohshme, qeveri teknike ose ridizajnimi i marrëveshjes së VLAN-it, ku do ta pranonin se kryeparlamentari i takon PDK-së, janë tre skenarët e mundshëm, sipas tyre. PDK është e gatshme për të tre skenarët.

PDK është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato ndodhin pasi që llogarit që do të mund të jetë e suksesshme.

Partia e Thaçit do të pajtohet edhe me një qeveri teknike të përkohshme para se këto zgjedhje të mbaheshin, por PDK nuk e ka ndërmend të bllokojë më shumë edhe në rast se VLAN ridizajnon marrëveshjen për t`ua dhënë kryeparlamentarin dhe për ta marrë qeverinë.

Partia e Thaçit në një situatat ë tillë do të ishte në opozitë, por nuk duket se ka më shumë mundësi për të ndalur ndërmarrjen e bllokut.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)