29 Prill 2025

PDK në presion për ta ftuar seancën

Prishtinë, 17 nëntor - Rritja e presionit mbi Partinë Demokratike ka bërë që ajo të bindet për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive këtë javë.

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se nuk përjashtohet mundësia që Flora Brovina ta thërrasë seancën këtë të enjte të 20 nëntorit, për shkak se presioni tani është i madh, pas krijimit të rrethanave, ku do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja.

“Edhe pse janë eliminuar arsyet e mosmbajtjes së seancës, PDK-ja ka refuzuar ta thërrasë atë për shkak se s’ka marrëveshje për qeverinë. Por presioni i rritur kohët e fundit ka bërë që PDK-ja të zmbrapset nga kërkesa për një marrëveshje pako”, ka thënë burimi.

Gazeta nuk ka arritur të vërë kontakt me kryesuesen Flora Brovina, ndërkaq nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk është pjesë direkte e procesit dhe se nuk ka informata për një gjë të tillë.
Por Basri Musmurati, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, ka paralajmëruar se kjo javë pritet të jetë përplot zhvillime, ku mund t’i jepet fund bllokadës pesëmujore.

 /koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)