18 Janar 2025

PDK në koalicion me Zafir Berishën në Prizren

Prizren, 5 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dëshiron që në balotazh në Prizren, të ketë në krah Bashkimin Demokratik (BD), të Zafir Berishës.

Kryetari i partisë në fjalë, pranon se ka pasur një kërkesë të tillë nga PDK-ja.

Bashkimi Demokratik në zgjedhjet e 3 nëntorit doli forcë e tretë politike në Prizren.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha ndërkaq se nuk do të marrë vendim për koalicion pa u shqyrtuar ankesat që BD-ja ka bërë për 20 kuti të votave.

“Ne kemi bërë tetë ankesa dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Konsiderojmë se kemi fituar 12 mijë vota, dhe jo sa janë publikuar nga KQZ-ja”, tha Berisha.

Ai tha se BD-ja në këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë komisioner.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren Samir Hoxha tha ndërkaq, se nuk kanë filluar të bisedojnë për koalicion me asnjë subjekt politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)