25 Prill 2024

PDK mbështet Qeverinë për ruajtjen e sovranitetit të vendit

Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

Kreu i PDK-së tha se në këtë takim ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se kjo situatë kërkon veprime të përgjegjshme politike dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar, për të siguruar ruajtjen e sovranitetit dhe shtetësinë në çdo centimetër të Republikës së Kosovës.

Krasniqi tha se nga ky takim nuk doli shumë i sigurt që Kryeministri dhe Qeveria janë duke ditur të dalin suksesshëm nga kjo rrugë, duke ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funksionimin e shtetit.

“Mendoj që sot e kemi një situatë të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget. Sidoqoftë, ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë para së gjithash. Por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çfarëdo lloj konsiderate tjetër politike, partiake që mund ta kemi”, tha Krasniqi.

Ai tha Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë për vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit juridik, ruajtjen e rendit publik dhe ofrimin e shërbimeve bazike në katër komunat e pjesës veriore të vendit.

“Ne diskutuam rreth asaj se si është situata, si ka ardhur deri këtu, por unë isha më shumë i interesuar të dëgjoj për planet e ardhshme të Qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e din se në çfarë drejtimi është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet të ndërmarr për ta mbajtur situatën nën kontroll. Sepse, në fund të fundit qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe ruajtja e paqes”, tha Krasniqi.

Takimi i sotëm i kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti dhe krerët e partive tjera opozitare ka ardhur pas letrës së kreut të PDK-së një ditë më parë, nëpërmjet së së cilës ka shprehur shqetësimin e madh për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)