PDK mbështet mandatin e ri të Komisionit për Kushtetutën
Prishtinë, 5 dhjetor - Në mbledhjen e Kryesisës së Partisë Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovës dhe për objektivat politikë të PDK-së për vitin 2012.
Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet në përmbushjen e të gjitha parakushteve që viti 2012 të jetë vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, ka theksuar Kryetari i PDK-së, njëhersëh Kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Anëtarët e Kryesisë diskutuan edhe për kërkesën e Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe unanimisht i dhanë mbështjetje mandatit të ri të këtij Komisioni, njofton Zyra e Informimit të PDK-së