PDK: Lirimi i Haradinajt dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së
Prishtinë, 29 nëntor - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.
Lirimi i tyre është dëshmia më e fuqishme që vërteton luftën tonë çlirimtare, si luftë të drejtë dhe të pastër, e cila është zhvilluar në përputhje të plotë më Konventat Ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për opinion të GP të PDK-së, i cili shfaq bindjen se lufta jonë çlirimtare ka qenë luftë e pastër, luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit
Grupi Parlamentar i PDK-së shpreson se edhe Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, do të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe luftën e shenjtë çlirimtare dhe të lirohen sa më shpejt nga gjitha akuzat, që u ngarkohen.