20 Janar 2025

PDK - LDK shpresojnë ta votojnë Hashim Thaçin për president

Prishtinë, 1 shkurt - Koalicioni PDK - LDK e ka ndarë mendjen që deri më 29 shkurt ta votojë kandidatin për president Hashim Thaçi.

Zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet kanë thënë të mos i kenë problem numrat, por janë duke pritur kthimin e të gjithë deputetëve disa prej të cilëve ndodhen jashtë vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo që dihet është se deri më 10 shkurt nuk do të jetë në rend dite zgjedhja e presidentit, për shkak se shtatë deputetë të koalicionit gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, është shprehur i sigurt se nuk do të ketë asnjë vakuum institucional sa i përket postit të presidentit.

Por partitë opozitare janë zotuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, kurdo që emri i tij sillet në kuvend.

Sipas afateve kushtetuese, zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet deri në javën e parë të marsit.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)