22 Janar 2025

PDK-LDK, pa plan për zvogëlimin e numrit të ministrive

Prishtinë, 2 dhjetor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) akoma nuk janë përcaktuar sa ministri do t’i ketë Qeveria që do ta formojnë.

Në këto subjekte kanë thënë se janë duke e diskutuar një çështje të tillë dhe se pritet që të vendoset bashkërisht.

Ndërkohë anëtarë të subjekteve opozitare si dhe analistë politikë kanë vlerësuar se numri aktual i ministrive përbën një shifër të madhe dhe se ajo duhet të zvogëlohet.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të hënën se çështjen e ministrive e kanë temë trajtimi me partnerin qeverisës. “Ende jemi në konsulta me LDK-në dhe vendosim bashkërisht si të veprohet”, ka thënë ai.

/Koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)